Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojnë sjelljen agresive dhe armiqësore të Aleksandar Vuçiq pasi ky i fundit dje doli me shtatë kërkesa në raport me Kosovën.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se deklarata e Vuçiq për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar pavarësinë e Kosovës.“Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacenueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më parë”, ka shkruar Gërvalla.
Postimi i plotë:Pasi që vetë kishte urdhëruar:
1. Largimin e tyre nga funksionet në komunat veriore të Kosovës dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat i organizuam madje dy herë, vetëm e vetëm për të krijuar mundësinë e shprehjes së lirë të vullnetit politik të qytetarëve tanë në veri të vendit;
4. Shtytjen, organizimin dhe financimin e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në barrikadimin e rrugëve dhe akteve të tjera të dhunshme, përmes presionit të strukturave ilegale dhe grupeve kriminale;
Loja sistematike e Serbisë me serbët në Kosovë, presioni deri në ushtrim të hapur të dhunës përmes strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, keqpërdorimi dhe vjedhja masive e fondeve, të cilat kinse ndahen për ta, pengimi i integrimit në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, serbëve në veri dhe familjeve të tyre ua ka vështirësuar jetën për vite të tëra.
Përmes shpalljes së djeshme teatrale të Kosovës si zonë të veçantë sociale, Vuçiq synon përfitime edhe më të larta për veten dhe klanet rreth tij nga fondet në emër të serbëve të Kosovës. Që transparenca e këtyre fondeve është zero dhe keqpërdorimet janë masive, mjafton të shohësh vilën luksoze të Radojçiq tek Ujmani, e cila është ndërtuar me para të ndara gjoja për serbët lokalë.
Deklarata e tij për kinse shpalljen si të paligjshme të të gjitha organeve të institucioneve në Kosovë, është përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar pavarësinë e Kosovës. Synimi është pengimi i normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mbajtja gjallë e tensioneve në rajon, pengimi i proceseve integruese, në sinkron të plotë edhe me interesat e Rusisë.
Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, me territor të mbrojtur dhe integritet territorial të pacenueshëm, si shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon, si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, si shteti i qytetarëve të saj, sot është më e fortë se asnjëherë më parë.