Ka rifilluar seria e trajnimeve në kuadër të projektit “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Nxënësit e shkollave të mesme dhe aktivistët e shoqërisë civile të komunitetit boshnjak dhe turk patën mundësinë të mësojnë informacione të rëndësishme për dallimin e përmbajtjeve të rreme në media dhe rrjete sociale.Derisa tregoi se çdo herë e më shumë po rritet trendi i publikimit të lajmeve të rreme, Dina Krypa vlerësoi se trajnimi për edukimin mediatik i ka ndihmuar më shumë të vetëdijesohen rreth këtij fenomeni.
"Ky trajnim është shumë i rëndësishëm, sepse na ka mundësuar të vetëdijësohemi më shumë për media. Ne jemi duke jetuar në kohën e teknologjisë dhe ne çdo kohë e përdorim telefonin, mediat, televizorin e të tjera, por ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në media, a është informacioni i gabuar ose i vërtetë, ose lajmi që na jep përshtypje a është i vërtetë apo gënjeshtër. Mendoj që shumë ka lajme fake (të rreme), sepse mundohen për klikime dhe njerëzit më pas mendohen a është saktë apo e vërtetë dhe nuk e dinë. Kohët e fundit më kanë dalë dy lajme që më kanë lënë përshtypje shumë, që në Gjilan ka rënë borë me 10 shtator, por ajo fotografi ka qenë më herët e bërë. Dhe një lajm tjetër që është hapur Ura e ibrit, por nuk kemi pasur fakte dhe nuk ka dalur askush të thotë që është hapur Ura e Ibrit", tha Krypa.Përdorimi gjithnjë e në rritje i inteligjencës artificiale ishte ndër çështjet e tjera të cilat u përmenden në këtë trajnim, për të cilën foli edhe vetë Markoviq.
“Pjesa më interesante e të gjithë këtij trajnimi në vetvete ishte të mësosh dallimet midis gjithë këtyre keqinformimeve; ka dezinformim, keqinformim dhe manipulimi, më parë i grupoja vetëm në një - dezinformim në vetvete. Por të mësosh dallimin mes tyre është vërtet e dobishme për mua, si një individ që dëshiron të mësojë të ndajë faktin nga e rrema, dhe të mësosh të gjitha këto gjëra të reja sigurisht që është kënaqësi për mua. 01:34 Ishte ky film që e pashë, ku ishte tërësisht i krijuar nga inteligjenca artificiale, zërat, animacioni, i gjithë shkrimi në vetvete ishte bërë nga inteligjenca artificiale dhe ndihej kaq i mangët. Unë nuk munda ta shijoja sadopak dhe thjesht më dukej si një gjë tjetër që kompanitë do të bënin vetëm për një dollar shtesë në xhepat e tyre”, tregoi Markoviq.
Po ashtu edhe bashkëthemeluesja e OJQ-së “Hanuma”, Melida Baqevac u shpreh se në trajnimin e sotëm ka mësuar gjëra të reja mbi lajmet e rreme për të cilat më herët nuk ka pasur njohuri.
Ndërkaq, menaxheri i projektit “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë” potencoi se nxënësit dhe aktivistët boshnjakë e turk patën mundësinë të marrin informacione thelbësore sa i përket identifikimit të lajmeve të rreme dhe mbrojtjen nga to.
"Rëndësia e trajnimit është jashtëzakonisht e madhe. Fëmijët dhe aktivistët boshnjak dhe turk, për të cilët ky sesion ishte i dedikuar për ta, morën informacione jashtëzakonisht thelbësore dhe risi për ta, për mënyrën se si t'i identifikojnë lajmet e rreme ose si të mbrohen nga dezinformimi. Kjo është diçka shumë e rëndësishme që ka të bëjë me edukimin medial që këtyre si të rinj iu shërben shumë, gjë që e thanë edhe vetë", theksoi Miftari.