OneFor brenda një viti të operimit në Kosovë arriti që ti ketë 30,000 klientë aktivë dhe 50,000 kartela Mastercard të lëshuara.
OneFor është shkarkuar nga mbi 100,000 individë, duke e renditur OneFor si aplikacionin më të shkarkuar financiar në KosovëQë nga lansimi i OneFor në Kosovë, një vit më parë, në shtator 2023 aplikacioni për shërbime financiare digjitale OneFor është shkarkuar nga mbi 100,000 individë, ndërsa ka arritur në 30,000 numri i klientëve aktivë në OneFor.
Rritja e shpejtë dhe organike e përdorimit të aplikacionit OneFor në Kosovë ka pozicionuar OneFor në një akter të rëndësishëm në tregun financiar jo bankar në vend me një pjesëmarrje prej 80% në rritjen mujore të tregut.OneFor është aktive në Evropë që nga 2021, ndërsa në Kosovë u licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf.
Përgjatë vitit të parë të operimit në Kosovë, OneFor arriti që lansojë edhe IBAN local, duke u bërë insitucioni i pare financiar jo-bankar që ofrojë këtë mundësi të lehtësimit të pagesave brenda dhe jashtë OneFor.
“Përvec tjerash fuqizimi financiar i të rinjëve është në agjendën e prioriteteve tona. Rreth 60% e klientëve tanë janë të moshës 25 vjec, moshë kjo e klientëve që kanë kryer studimet, janë punësuar dhe natyrshëm preferojnë kursimin e kohës në kryerjen edhe të shërbimeve finanvciare. Në anën tjeterë përmes funksionit të hapjes së llogarisë Junior për moshat 7 – 18 vjet, po synohet edukimi financiar për buxhetim të përgjegjshëm dhe përdorim të parasë.” vazhdon më tej Yll Dushi.
OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës. OneFor është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave. OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021.