Marrja e mitos po vazhdon të jetë fenomen shqetësues në institucionet publike. Ani pse vepër penale, zyrtarët publik po pranojnë të përfshihen në praktika të paligjshme. Sinjalizuesit kanë njoftuar se numër i madh i këtyre rasteve po ndodhë te prokurimi.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se këtë vit ka pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit për rastet e korrupsionit, ku shton se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.
Mit-marrja konsiderohet vepër penale, por Buleshkaj tregon se zyrtarët publikë po vazhdojnë të pranojnë dhurata për kryerjen e detyrës zyrtare.Ehat Miftaraj, i cili udhëheq Institutin e Kosovës për Drejtësi konsideron se nuk ka vullnet politik për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ngrit shqetësimin që Kosova ende nuk ka arritur të hartojë strategjinë shtetërore për parandalimin e korrupsionit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për mos zbatimin e ligjit për korrupsionin.