Quni: LDK gati për zgjedhje, do të dalim fitues
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Duke shprehur bindjen se do të jenë parti fituese, ai thekson gatishmërinë për koalicione pas zgjedhore, por në rastin e kundërt, Quni është më i rezervuar nëse do të qëndrojnë në opozitë. Përkitazi me këtë, nënkryetari i LDK-së thotë se kanë rikthyer elektoratin e humbur nga Lista Guxo.

Quni në një intervistë për KosovaPress thotë se programi qeverisës i LDK-së fuqizon sovranitetin e vendit dhe hap rrugën për integrime euro-atlantike.

Sipas tij, në bazë të sondazheve dhe komunikimit në terren kjo parti ka arritur të rikthejë elektoratin e humbur nga Lista Guxo në zgjedhjet e vitit 2021.

Krahas kësaj, Quni thotë se LDK si fituese e zgjedhjeve do të jetë e gatshme për koalicione pas zgjedhore, pasi janë të vetëdijshëm se asnjë parti politike nuk mund e vetme ta formojë qeverinë. Edhe pse nuk flet për vija të kuqe, ai shprehet i rezervuar të komentojë zgjidhjet politike që do të bëjnë nëse LDK nuk del fituese.

Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024