Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dëshmohet se Serbia qëndron prapa sulmit të armatosur terrorist në Banjskë. Sipas tij, kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës janë vetëm në kuadër të retorikës së tij propaganduese, megjithatë, nënvizon se asnjëherë nuk duhet të anashkalohet mundësia për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë. Quni në një intervistë për KosovaPress, i sheh si para fushatë zgjedhore veprimet e qeverisë në veri, si dhe trumbetimin për hapje e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ish-ministri i Mbrojtjes kërkon nga Bashkimi Evropian që tani pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria të merr masa ndaj Serbisë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.Duke folur për hapjen e urës së Ibrit, Quni thotë se një gjë e tillë ka qenë në agjendë edhe në qeveritë e kaluara, mirëpo për shkak të specifikave të sigurisë janë sugjeruar nga partnerët që mos të ndërmarrin në veprim të tillë.
Ai thotë se kryeministri Kurti pas takimit me shefin e CIA-s, William Burns duket se është zmbrapsur nga kjo ide. Sipas tij, kjo po dëshmon se kreu qeveritar ka ndërmarrë një iniciativë vetëm si para fushatë zgjedhore për t’i mbuluar dështimet e qeverisë.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...