Bie nga kati i tretë, vdes punëtori në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:25 në rrugën "Besim Shala" në Prizren.

“Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull 48-vjeç nga Prizreni”, ka thënë ai.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitë përgjegjëse, të cilat kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024