Rrëzohet një avion ushtarak në Bullgari
Bota
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Një aeroplan trajnimi ushtarak u rrëzua në Bullgari dhe të dy pilotët kanë humbur jetën, konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov.

Avioni L-39 ZA, i pari i projektuar në ish-Çekosllovaki, po përdorej për praktikë për një shfaqje ajrore të planifikuar për nesër, kur u rrëzua pranë bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgarinë jugore.

Më pas u anulua ngjarja që duhej të shënonte 20-vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.

Presidenti Rumen Radev, një ish-pilot luftarak dhe kreu i Forcave Ajrore, ishte bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të avionit luftarak amerikan F-16 përpara rrëzimit. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Vendi i ish-bllokut lindor është anëtar i NATO-s qe nga viti 2004. Më parë, ata ishin të armatosur dhe furnizuar kryesisht me pajisje të prodhimit sovjetik, dhe tani forcat e armatosura bullgare pajisen gjithnjë e më shumë me ekuivalentët perëndimor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024