Kërkesat e Vuçiq karshi Kosovës, reagon Donika Gërvalla
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq doli sot me shtatë kërkesa për Kosovën.

Ajo ka thënë se Vuçiq më mirë është t’i përmbushë zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsërisë këto kërkesa.

“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar. Vuçiq më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë, zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbushë”, tha Gërvalla për Klan Kosovën.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Shtatë kërkesat e Serbisë janë:

-shpallja dhe mbajtja e "zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike" në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe me mbikëqyrjen e BE-së.

-kthimi i serbëve në drejtorinë rajonale të policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

-tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës.

-tërheqja e policisë nga të gjitha institucionet "të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët".

-formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe

-zbatimi i menjëhershëm i “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë" të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

-kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë - dinarë.

Pak para adresimit të Vuçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet e kryera gjatë luftës ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës në koordinim me Rusinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024