IPK rekomandon suspendimin e zyrtares policore për kanosje
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë, me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale kanosje.

Informacionet e para lidhur me rastin, hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pasdite nga ankuesi fillimisht përmes telefonit.

Pas pranimit të informacioneve fillestare, hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

IPK-ja pritet të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të plota këtij rasti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024