Konvikt me pishinë për Lojërat Mesdhetare në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Një konvikt me pishinë të mbuluar do të ndërtohet në Qendrën Studentore me një kapacitet prej 500 studentëve. Ky ndërtim do të bëhet edhe për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari. Ai ka thënë se ndërtimi i këtij konvikti do të nis vitin e ardhshmë.
Rudari: Vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë edhe një konvikt për rreth 500 studentë
“Qendra e Studentëve dhe salla 1 Tetori ka me qenë fshat i Lojërave Mesdhetare dhe është e paraparë një konvikt i ri të ndërtohet, por besoj, varet, ky vit vetëm ka mundësi që ta bëjmë, por vitin tjetër jam i bindur që do të fillojmë me ndërtimin e konviktit të ri me kapacitet rreth 500 studentë, me pishinë të mbuluar brenda në konvikt në bodrum apo në katin e sipërm. Kur kanë qenë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ashtu edhe është biseduar për t’u ndërtuar edhe një konvikt. Kushtet e kapacitetet i kemi, edhe hapësirën e kemi”, tha ai.
Ndryshe, Kosova është fazën e përgatitjes së infrastrukturës ligjore për organizimin e Loëjrave Mesdhetare. Tri ditë më parë u zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Së shpejti pritet krijimi i një Komiteti Organizativ i cili do të analizojë mënyrën e investimin në infrastrukturën sportive.