Policia bastisë nëntë lokacione në Prishtinë, ja çka u sekuestrua
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e rajonit të Prishtinës, përfundoi me sukses një operacion gjithëpërfshirës në disa lokacione të ndara.

Operacioni sipas policisë rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

“Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar: Një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme  municioni.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës", si dhe "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës" ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

“Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe  përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024