Ekzaminohet një valigje pranë oborrit të Komunës së Mitrovicës, policia: Nuk kishte asgjë të dyshimtë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush e ka lënë një valixhe aty.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KosovaPress se policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe se ajo valigje nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pas informatës së pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, shtoi Zahiti.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024