Kreu krime lufte ndaj shqiptarëve, arrestohet një person
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim, bashkëpunim  dhe me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar T.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars 1999, në Komunën e Istogut, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar te gjyqtari i procedurës paraprake, brenda afatit ligjor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024