BE mirëpret ngritjen e aktakuzës për sulm terrorist në Banjska
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur sot vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave përgjegjës, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiq, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një konferencë për media në Bruksel, ka thënë se janë duke pritur tashmë vendimin e gjykatës dhe se fajtorët duhet të mbahen përgjegjës.

Ai ka theksuar se BE në vazhdimësi ka përsëritur se sulmi në Banjska përbën eskalim të situatës dhe se është gjykata e Kosovës ajo e cila do të vendosë në lidhje me rastin.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së ekstradimit të Radoiçiq në Kosovë, duke thënë se Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht.

Në përleshjet e armatosura që pasuan më 24 shtator 2023, u vranë edhe tre sulmues serbë. Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, i cili prej vitesh është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për krim të organizuar ndërkombëtar.

Në fund të vitit të kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Interpoli lëshoi fletarrestim për Radoiçiq, i cili vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024