Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se marrëveshja me katër komunat për banimin e përballueshëm social, tri prej të cilave udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka qenë e qëllimshme. Ndërkaq, për arsyen e vonesës së këtij procesi, Aliu potencoi se kanë ndikuar shumë çështje, duke filluar nga studimi i fizibilitetit e ndryshimi i projektligjit.
Në një prononcim për media, Aliu tha se banimi i përballueshëm do të menaxhohet nga niveli qendror në bashkëpunim me komunat, ndërsa banimi social do të jetë në menaxhim të plotë nga komunat. Ai shtoi se ligji i ri i parasheh pesë kategori sociale, duke filluar nga niveli i varfërisë ekstreme deri te nivelet e mesme të cilat do të mund të përfitojnë këto banesa.Ministri Aliu mohoi se përzgjedhja e Komunës së Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës për projektin e banimit të përballueshëm është bërë në mënyrë të qëllimshme, pasi tri nga katër komunat udhëhiqen nga LVV-ja.
Ai tha se lokacionet duhet t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që të përfitojnë nga ky projekt.Përveç kësaj, Aliu pyet nëse ky projekt do të mund të fillonte në fillim të mandatit, për çka tha se “nuk ka mundur ky projekt kaq i madh të bëhet menjëherë”, derisa përmendi disa nga arsyet që sipas tij kanë ndikuar në vonesë.
Ndër të tjera, ministri Aliu ka folur edhe për procesin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë. Ai potencoi se ka filluar pjesa e ndërtimit të rrugës nga dalja jugore në autostradën “Ibrahim Rugova” për në Prizren deri tek hyrja e tunelit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...