Ministrja Rizvanolli pyetet nëse ka zbuluar hajnat në Trepçë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka replikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me ndërmarrjen Trepça. Deputeti Shala i tha ministres se e ka lënë konton e kësaj ndërmarrje me 15 milionë euro cash. Ndërkaq, ministrja Rizvanolli tha se Trepça ka ende vështirësi në mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Në seancë plenare, deputeti i PDK-së ka pyetur ministren Rizvanolli se cila është gjendja e minatorëve dhe sa i përket performancës së ndërmarrjes.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Trepça është duke u prodhuar me kapacitet në rritje në krahasim me muajt e kaluar.

Më pas ka reaguar deputeti Shala, i cili tha se ministrja nuk u përgjigj në asnjërën nga pyetjet e tij.

Për këtë ministrja Rizvanolli tha se 15 milionët kanë qenë nga shitja e mbetjeve, për çka tha se nuk e synojnë si qeveri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024