Në seancën e sotme të parë për këtë sesion vjeshtor ishte situata ekonomike e cila përplasi deputetin e për Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Derisa Muja u shpreh se rritja ekonomike është arma më e fortë e qeverisjes Kurti, ishte deputetja Bajrami e cila e kundërshtoi këtë duke thënë për tri vite mandat, kjo qeveri vetëm ka manipuluar me shifra.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja theksoi se rritja ekonomike ka ndodhur pa borxhe.Pas deputetit të Vetëvendosjes, replikoi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se qeveria Kurti për më shumë se 3 vite vetëm ka manipuluar me shifra.
Deputetja Bajrami theksoi se inflacioni gjatë kësaj qeverisje i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro.Në kundër replikën e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se të hyrat tatimore sivjet janë dyfishuar fal ndershmërisë dhe profesionalizmit.