Gjykata Themelore në Prishtinë duke përfshirë degët e saj, ka pranuar numrin më të madh të lëndëve që lidhen me paga jubilare, me gjithsej 3 mijë e 677 raste. Ndryshe nga kjo, Gjykata Themelore në Gjakovë me degët e saj ka pranuar numrin me të vogël të lëndëve të tilla, me vetëm 214, që është përafërsisht 17 herë më pak se në rajonin e Prishtinës. Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në raportin: “Kostoja e pagave jubilare të papaguara”.
Po ashtu nga analiza e IKD-së rezulton se shuma mesatare e aprovuar për rastet e pagave jubilare në një proces gjyqësor është afërisht 1 mije e 300 euro.Megjithatë, studentja e Klinikës Ligjore në kuadër të IKD-së, Lauresa Gashi, tha se ka pasur një ulje të lehtë të numrit të rasteve që lidhen me pagat jubilare që pranohen brenda një viti.
Në anën tjetër, studenti Gent Bunjaku tha se të dhënat lidhur me ngarkesën me lëndë në secilën gjykatë gjatë tri viteve të fundit është në raport me numrin e popullsisë së secilit rajon, përkatësisht për 100 mijë banorë.Ndërkaq, Fjolla Maksuti, studente nga Klinika Ligjore e IKD-së, u shpreh se shuma mesatare e aprovuar për rastet e pagave jubilare në një proces gjyqësor është afërisht 1 mije e 300 euro. Duke shtuar se shpenzimet vjetore të paguara nga shteti për paga jubilare kanë arritur deri në 10 milionë euro,
Ndërsa, Arrita Rezniqi, menaxhere e programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë prezantimit të raportit ka thënë se Ministria e Financave përmes qeverisë duhet të ndajë buxhet të nevojshëm për komunat lidhur me pagat jubilare.