Nagavci tregon se ka pasur rritje të çmimeve për tekstet e komunitetve, thotë se janë gjobitur shtëpitë botuese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se janë gjobitur shtëpitë botuese, ku kanë identifikuar rritje të çmimeve të teksteve për komunitetet.

Në seancë plenare, Arbërie Nagavci tha se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga drejtoritë komunale për mos pajisje me tekste shkollore.

“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha shqetësimet që kanë ardhur dhe kemi përcjellur situatën si qëndron në lidhje me çmimet e teksteve. Sepse pas rezultatit shumë të mirë që kemi pasur e për të cilin besoj që ju jeni të vetëdijshëm që për herë të parë në qeverinë Kurti ne kemi tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre, tashmë duhet të kujdesemi që ata nuk diskriminohen edhe në lidhje me çmimet, respektivisht familjet e tyre. Për këtë arsye në bashkëpunim edhe me MINT-in, me inspektorët, e po ashtu edhe me autoritetin mbikëqyrës kemi pasur vizita në librari dhe kemi identifikuar shkeljet, e di që në disa raste tashmë janë shqiptuar dënimet ndaj shtëpive botuese të cilat nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi dhe do të merren veprime më tutje për secilin rast individual”, deklaroi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024