Ky është numri i familjeve që pritet të mbështeten për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Për herë të 13-të , Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrje publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”, përmes të cilës pritet të përfitojnë pesë mijë familje.

Kjo thirrje po ndodh në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me këtë thirrje po synojnë t’u dalin në ndihmë edhe 5 mijë familjeve të tjera, ndonëse siç u shpreh deri tani për efiçiencë janë përkrahur 40 mijë familje me një shifër prej 40 milionë eurosh.

Albin Kurti theksoi se tashmë numri i familjeve përfituese është katërfishuar dhe kursimet nga kjo masë po rrisin mundësitë për efiçiencë në sektorë të tjerë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se gjatë mandatit të saj janë bërë investime rekorde në efiçiencë të energjisë.

Ajo theksoi se efekti i këtyre masave po jep rezultat si në faturat e qytetarëve ashtu edhe tek sistemi elektro-energjetik.

Rizvanolli u shpreh se konsumi mestar për një familje është duke u ulur vit pas viti si rezultat i këtyre ndërhyrjeve.

Zëvendës-shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova theksoi se Bashkimi Evropian e ka të rëndësishme mbështetjen e Kosovës në rrugën e efiçiencës energjetike.

Teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës ta shfrytëzojnë këtë thirrje të radhës, Palatova tha se kjo është rruga më e qëndrueshme për energjinë.

Aplikimi për subvencionim për këtë thirrje të radhës bëhet përmes platformës e-Kosova. Afati i fundit për aplikim është deri me datën 11 tetor 2024.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024