Aktakuza për sulmin në Banjskë, Kurti: Më mirë vonë se kurrë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzës për 45 persona për rastin e sulmit terrorist të Banjskës, ku i akuzuari kryesor është edhe udhëheqësi i grupit Millan Radoiçiq. Albin Kurti është shprehur i bindur se kjo aktakuzë ka mund të ngritët më herët.

Kryeministri Kurti tha se aktakuzën e ngritur nuk e ka parë, por shtoi se më mirë është vonë sesa kurrë.

“Nuk e kam parë aktakuzën jam i bindur që ka mund të ngrihet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli ynë ‘’më mirë vonë se kurrë”,  por megjithatë duhet ta shohim përmbajtjen e saj në mënyrë që të mund të flasim për të”, tha Kurti.

Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzës për 45 persona të përfshirë në sulmin e Banjskës të Zveçanit.

https://kosovapress.com/sulmi-ne-banjske-ramadani-aktakuza-duhet-te-jete-profesionalisht-e-pergatitur

https://kosovapress.com/padia-zyrtare-milan-radojciq-dhe-44-te-tjere-akuzohen-per-terrorizem-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024