Vodhi veturën, arrestohet 34 vjeçari
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e rajonit të Prishtinës sot ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale vjedhje në bashkëkryerje.

 Sipas Policisë, hetimi është iniciuar më datë 02.11.2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si e vjedhur veturën me targë të huaj.

“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative  të kryera nga specialist për hetimin vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit S. K. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast. Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua  në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar tutje në fazat e  mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024