Rreziku nga mjetet e pashpërthyera, KFOR-i fillon fushatën sensibilizuese
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Misioni KFOR ka nisur një fushatë sensibilizuese për rreziqet që paraqesin municionet e pashpërthyera, përmes një ceremonie mbajtur sot në shkollën e mesme "Bedri Pejani" në Pejë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Rocco Mundo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, komandanti i Policisë rajonale, kolonel Shaban Shala, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë ditës, ambasadori De Riu u takua me kontingjentin italian të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim, në kampin Villaggio Italia, ku shprehu vlerësimin e tij për shërbimet e shkëlqyera dhe kontributin e tyre të çmuar në përpjekjet e misionit të NATO-s.

Ndryshe, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024