Vendoset gurthemeli i shtëpive në Bistricë e Cerajë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Gjatë vizitës në Leposaviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vendosën gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe asaj Miftari në Cerajë.

Me këtë rast, ai i uroi familjet për vendosjen e gurthemeleve dhe fillimin e punime për ndërtimin e shtëpive.

Ndryshe, ndërtimi i shtëpive të familjeve Hajdari dhe Miftari, si dhe shtëpive tjera në katër komunat veriore po bëhet në kuadër të thirrjes së MAPL-së për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë në komunë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024