Krasniqi: Integrimi euro-atlantik, prioritet i pazëvendësueshëm për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm për shtetin e Kosovës.

“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Ndryshe, ambasadori i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë ka një përvojë mbi 30-vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024