Deschamps ka besim se Mbappe do t’iu rikthehet golave
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se ai nuk ka shqetësime për formën e Kylian Mbappes dhe pret që sulmuesi i ri i Real Madridit të rikthehet tek golat sapo ta gjejë formën e tij optimale.

Pasi Franca hapi fushatën e saj në Ligën e Kombeve me një humbje 3-1 nga Italia në Paris, Deschamps vendosi një ekip startues shumë më ndryshue kundër Belgjikës të hënën, me Mbappe dhe Antoine Griezmann që mbetën në stol në fitoren e tyre 2-0 .

Mbappe pati vështirësi në Euro 2024 pasi theu hundën kundër Austrisë dhe priti katër ndeshje përpara se të shënonte golat e tij të parë në ligë për Real Madridin pas lëvizjes së tij nga Paris St Germain.

“Ekipi francez do të jetë gjithmonë më i fortë me të dhe jam i bindur se brenda një muaji ai do të jetë më i mirë”, tha Deschamps. "Ka kërkesa shumë të larta në klubin e tij. Nuk kam asnjë shqetësim me Kylian", shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Deschamps thotë se ai po përdor Ligën e Kombeve si një platformë për të zgjeruar grupin e talenteve që ka në dispozicion dhe planifikon të vazhdojë në këtë rrugë pavarësisht nga rezultatet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024