Inflacioni i Gjermanisë bie nën 2 për qind për herë të parë që nga marsi 2021
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 1.9% në muajin gusht, në përputhje me pritjet e tregut, duke shënuar herën e parë që ka rënë nën 2% që nga marsi 2021.

Sipas autoritetit federal të statistikave, Destatis, ulja e çmimeve të energjisë kontribuoi ndjeshëm në ngadalësimin e normës së inflacionit në muajin gusht krahasuar me muajt e mëparshëm.

Produktet energjetike pësuan një rënie të çmimeve prej 5.1% në gusht me bazë vjetore.

Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet, ende mbi mesataren, vazhduan të nxisin inflacionin në rritje, vuri në dukje Destatis.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve u rritën me 3,9% në gusht 2024.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.1% në muajin gusht./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024