​Shqipëria kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Pas fitores me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 2-1 ndaj Ukrainës, Kombëtarja Shqiptare në futboll do të kërkojë një tjetër triumf në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të ballafaqohen sonte me rivalin tjetër të grupit 1 të Ligës B, Gjeorgjinë e cila momentalisht është liderë e grupit me pikë të barabarta me Shqipërinë, nga tri sosh, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Atmosfera aty pritet të jetë e zjarrtë pasi tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024