Ngjarjet e datës 10 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
ngjarjetedites
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani dhe ekipi i fushatës “Festo me Zemër jo me Armë”, do të vizitojë kompaninë Katana, ku do të vizitohen poligonet, shitoret ku shiten armët etj. (Ora 10.00-11:30)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, Linja e Jetës përmbyll peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 10:00)

Ambasada e Francës lanson projektin e barazisë për të gjithë së bashku me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL. Marrin pjesë ambasadori francez Olivier Guérot, ish-presidentja Atifete Jahjaga. (Bubble Pub, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike - njoftim lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dy raste. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos raportin e vlerësimit mbi performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024. (Zyrat e KDI-së rruga “Bajram Kelmendi”, numër 239, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) publikon analizën “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 13:30)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës mban tryezë diskutimi "Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen". (Rezidenca 17, Prishtinë, ora 15:00-17:00)

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjes, Linja e jetës ndez qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura. (Teatri Kombëtar, Prishtinë, ora 19:00-20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024