Opozita me akuza ndaj qeverisë Kurti: Më e dobëta në histori të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Tri subjektet opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën në histori të Kosovës. Sipas tyre, ekzekutivin në këto tri vite e gjysmë e ka karakterizuar prishja e raporteve me aleatë, vendimmarrja e dobët, antikushtetushmëria dhe popullizmi. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefat e tri partive parlamentare thanë se do të angazhohen që në sesionin vjeshtor të legjislativit të shpërfaqin dështimet e qeverisë para qytetarëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do të angazhohen aktivisht që vendit t’i japin një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai theksoi se Kosova s’ka qenë asnjëherë në pozicion më të pavolitshëm me aleatët ndërkombëtarë.

Kritika ndaj qeverisë Kurti adresoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai e konsideroi këtë legjislaturë të Kuvendit por edhe ekzekutivin si më të dobët në histori të Kosovës.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kosova ka pësuar dobësim serioz në temat e brendshme ashtu edhe në raportet ndërkombëtare.

Tri partitë opozitare parlamentare paralajmëruan se në sesionin vjeshtor të Kuvendit do të shtyjnë përpara përmbylljen e hetimeve në komisionet hetimore, në lidhje me shërbimin e jashtëm por edhe për subvencionimin e teksteve shkollore.

Kuvendi të enjten më 12 shtator do të mbajë seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024