Ngjarjet e datës 9 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down. (Objekti i qendrës së re të Shoqatës Down Syndrome Kosova, rruga “Justiniani” Prishtinë, ora 09:50)

Bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ngjarja e veçantë në Reporting House, në bashkëbisedimin me Alan Chin, fotoreporterin e gazetës “The New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998. (Reporting House, ish - ndërtesa e Gërmisë Prishtinë, ora 10:00) 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mban konferencë për media dedikuar arsimit në Kosovë: “Arsimi në rënie të lirë”. (Qendra “BARABAR” te hoteli “Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00) 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024