Bullgaria mposht Irlandën Veriore, Gjibraltari mbetet pa fitore
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Bullgaria ka mposhtur Irlandën Veriore në ndeshjen e dytë të grupit C3 në Ligën e Kombeve në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Hristo Botev” në Plovdiv ka përfunduar sot me fitoren e vendësve 1:0, me golin e Kiril Despotov në minutën e 40-të nga goditja e lirë.

Pas dy ndeshjeve Bullgaria renditet e dyta në grup me katër pikë, po aq sa edhe Bjellorusia e para, por me gol-diferencë më të mirë. Kjo e fundit sot mposhti si mysafir Luksemburgun 1:0.

Irlanda Veriore dhe Luksemburgu renditen në pozitat tre dhe katër pa asnjë pikë.

Sot është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e Grupit D1 të Ligës së Kombeve në të cilën Gjibraltari humbi fitoren si vendës me Lihtenshtajnin (2:2), pasi pësoi gol në minutën e 114-të nga penalltia. Në tabelë prin San Marino me tri pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024