Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës. Një kërkesë e kësaj të fundit për ndryshim të marrëveshjes me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ka sjellë përgjigjen e ashpër të nënkryetarit të Prishtinës Alban Zogaj.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se Qeveria e Kosovës pati tendencë për ta përjashtuar Komunën e Prishtinës nga këto lojëra, derisa ka shfaqur brengën se për shkak të mospajtimeve, mund të ketë vonesa në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive.

Ai ka shtuar se tendenca e qeverisë për ta përjashtuar Prishtinën nga ky organizim është krejtësisht i pakuptimtë.

Zogaj ka një mesazh të qartë për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se Lojërat Mesdhetare “nuk organizohen pa Prishtinën”.

Si pasojë e këtyre mospajtimeve, nënkryetari i Prishtinës thekson se komunikimi dhe raportet me Qeverinë dhe Ministrinë e Sportit nuk janë në nivelin e duhur.

Megjithatë, optimizmi për ta tejkaluar këtë situatë ekziston ende dhe sipas Zogajt Kosova nuk rrezikon ta humbë të drejtën e organizimit të këtyre lojërave.

Ndryshe, Kosova e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare të mbajtur në shtator të vitit të kaluar në Kretë të Greqisë.

Lajmi plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/lojerat-mesdhetare-perplasin-qeverine-dhe-komunen-e-prishtines

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024