Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan për shkak të mungesës së serbëve nga Kosova
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Numri i vogël i serbëve nga Kosova ishte arsyeja e dështimit të “protestuesve” të Aleksandër Vuçiqit në bllokimin e pikëkalimeve kufitare në anën serbe. Kështu thotë drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, derisa ka thënë se ky organizim ishte një dështim i qartë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Musliu ka thënë se serbët që morën çjesë në këto bllokada, kishin kompetenca të policisë dhe u mbështetën edhe nga Moska.
“‘Protestuesit’ e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugesh, edhe pse kishin kompetenca e te drejta te policise. Paramendoni qe keta ‘protestues’ ndalonin dhe identifikonin shoferet, e pastaj vendosnin t'i lejojne ose jo te kalojne. Ata e ndaluan ‘protesten’ per shkak se ne mes te tyre nuk kishte numer te mjaftueshem serbesh nga Kosova, pervec disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte nje deshtim i qarte, pavaresisht se u perkrah nga Vucic, Vulin e Radoicic. Madje u perkrah edhe nga Moska”, ka shkruar ai.
Grupe serbe kanë bllokuar te premten pikëkalimet kufitare në anën serbe, të cilët protestonin “kundër vendimeve të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës”. Aty janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar, të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë kanë kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se, një familjeje, e cila po udhëtonte drejt Gjermanisë, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.
Ndersa kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se shteti serb ka gisht në këtë ngjarje.
https://kosovapress.com/bllokimi-i-kufirit-me-kosoven-nje-familje-shqiptare-kthehet-me-force-prapa