Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur këtë javë në takim të Ngarkuarën me Punë të misionit të SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në zhvillimet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkërendimit me partnerët e Kosovës me qëllim të suksesit të qëndrueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Pothuajse një vit pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, presidentja Osmani theksoi se mungesa e llogaridhënies dhe drejtësisë për personat përgjegjës është në dëm të paqes e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ajo potencoi po ashtu se ekzistimi i strukturave ilegale në veri mban peng integrimin e plotë të komunitetit serb, dhe se luftimi i strukturave ilegale është në dobi të vetë qytetarëve në atë pjesë dhe të sundimit të ligjit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024