Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime edhe në shtator
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit nuk pati kolona e radhe për shkak të operimit me procedurë kalimit pa kontrolle në kufi.

Por ndryshe nga Morini, kolona u krijuan në afërsi të urës mbi Drin, në segmentin nga mbikalimi i Gostilit deri në urë.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë më së miri edhe këtë fundjavë shtatori me mot të ngrohtë, madje për disa shtatori është koha më e përshtatshme për pushime.

Bregdeti mbetet ende preferenca e këtij muaji për sa kohë do të ketë mot të mirë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka nisur procesin mësimor që nga e hëna e kaluar më 2 shtator, proces i cili në njëfarë mënyre ka frenuar deri diku lëvizjet gjatë javës, por jo në fundjavë.

Vetëm gjatë paradites së sotme, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 7.230 shtetas dhe 4.100 automjete./RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024