Krasniqi: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut i dha drejtim përpjekjeve të popullit për liri e pavarësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.

Postimi i tij i plotë:

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik.

Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024