Buleshkaj paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Gjatë këtyre ditëve do të fillojë shqiptimi i gjobave për rreth 100 zyrtarëve publikë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Tetë prej tyre janë mjekë e profesorë, e që për herë të parë janë obliguar të bëjnë një gjë të tillë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Drejtori Yll Buleshkaj tregon se janë duke bërë verifikimin e plotë të rregullt të pasurisë, që siç shton ai, janë rreth 70 kandidatë për kallëzime penale.
Në intervistën për KosovaPress, ai përmend sfidat që kanë pasur në pranimin e informatave lidhur me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë.
Teksa u bëri thirrje zyrtarëve publik që të paguajnë gjobat, ai tregoi se sa është numri i kallëzimeve penale që kanë bërë vitin e kaluar.
Po ashtu, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit thekson se janë duke bërë verifikimin e plotë të pasurisë së deklaruar.
Buleshkaj tregon se për deklarimin e pasurisë gjatë këtij viti janë ngritur rreth 30 aktakuza.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në prill të këtij viti ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Afati i fundit për deklarimin e pasurisë ka qenë 31 marsi 2024.