Lirohet qarkullimi për automjete në Jarinje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë sot po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave.

“Ka qarkullim, a ka bllokadë apo jo këtë nuk mundem me konfirmu. Është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Bllokimi i pikë-kalimeve kufitare filloi dje(e premte) në orët e mbrëmjes.

Derisa, në Jarinje u bllokuan vetëm qytetarët me dokumente të Kosovës.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi në veri u mbyllën pesë institucione të strukturave paralele.

Ndërsa, vazhdojnë të jenë të mbyllura pikë-kalimet në Merdarë  e Bërnjak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024