Mbyllja e Bërnjakut, Elshani: Situata është e qetë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se situata pas mbylljes së pikë-kalimit kufitar në Bërnjak është e qetë.

Elshani, ka deklaruar për KosovësPress, se nuk ka ndonjë incident në atë pjesë.

“Situata është e qetë, qarkullim nuk ka. Bërnjakun dhe Merdaren e kemi mbyllë. Nuk ka ndonjë problem. Në Jarinjë është ende e hapur”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kurse, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për mbylljen e Bërnjakut, njoftoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Ndwrsa, pas mesnatës, tregoi se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdare.

https://kosovapress.com/merdarja-e-bernjaku-te-mbyllura-jarinja-e-bllokuar-per-qytetaret-me-dokumente-te-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024