“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE
Intervista
Lexohet për: 7 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

“Po forcojmë sigurinë në Evropë”, Valtonen: Kosova e ka vendin e merituar në BE

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen thotë se Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se po forcojnë sigurinë në Evropë. Në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se Kosova ka vendin e merituar në BE, Valtonen tha se presin reforma të shpejta e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Kur situata globale është e mbushur me sfida të ndryshme, nga konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet e sigurisë deri te ndryshimet klimatike, Valtonen ndan perspektivën e Finlandës për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Flet për rolin e Finlandës në NATO dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e ndryshimeve klimatike.

“Ne qëndrojmë krah Kosovës, e shohim se Kosova e ka vendin e merituar në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha organizatat e tjera, dua të them se jemi shumë pro integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe me të vërtetë ne dëshirojmë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ketë reforma të shpejta dhe gjithashtu stabilitet, që do të mundësonte anëtarësimin e rajonit në BE”, thotë ajo.

E pyetur për deklaratat e ministrit rus, Sergei Lavrov për luftën e Tretë Botërore, krediplomatja finlandeze thotë se shpërfaqin retorikën agresive të Rusisë. Nënvizon se do t’i kërkojnë Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Ne jemi të shqetësuar nga qëndrimi agresiv i Rusisë, padyshim që lufta në shkallë të gjerë që po bëjnë kundër Ukrainës, por edhe rritja e ndërhyrjeve hibride, kryesisht në të gjithë Evropën, por edhe gjetkë, le të themi në Afrikën Perëndimore... 03:18 Padyshim që askush në botë nuk shpreson apo dëshiron që lufta botërore të jetë afër, dhe mendoj se kjo është një retorikë shumë agresive nga rusët me të cilët jemi mësuar gjatë viteve. Duke e thënë këtë, natyrisht, ne nuk neglizhojmë asnjë kërcënim që vjen nga Rusia apo diku tjetër, por ne do t'i kërkojmë përsëri Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe të fillojë të jetojë në paqe me fqinjët e saj dhe pjesën tjetër të botës”, thotë kryediplomatja finlandeze.

Sipas ministres së Jashtme finlandeze, angazhimi në mbrojtjen e vlerave themelore si shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut, siguria dhe paqja në Evropë, janë prioritetet kryesore të vendit të saj.

“Prioritetet kryesore janë vërtet të bazuara në vlerat, të cilat ne i kemi mbajtur të shenjta gjatë gjithë kohës, që janë shteti i së drejtës, demokracia, të drejtat e njeriut dhe barazia. Bazuar në këto, ne zbatojmë politikën tonë kombëtare të jashtme dhe të sigurisë, bazuar padyshim në rrethanat në të cilat jetojmë, dhe për fat të keq lufta që po zhvillohet në Evropë në mënyrë kaq efektive, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po dominon shumë edhe mjedisin tonë të sigurisë, kështu që, rritja e mbrojtjes dhe parandaluesve tanë së bashku me aleatët dhe partnerët është padyshim një prioritet, gjëja e dytë është synimi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Evropën, në mënyrë që të jemi në gjendje të sigurojmë një të ardhme për të gjithë njerëzit bazuar në vlerat e demokracisë dhe lirisë, këto janë elementet thelbësore të asaj politike të sigurisë së huaj”, thotë ajo.

Ministrja Valtonen thekson rëndësinë e anëtarësimit të Finlandës në NATO.

“Hyrja e Finlandës në NATO është domethënëse, Finlanda dhe Suedia u bashkuan me NATO-n për të rritur dhe përmirësuar situatën e sigurisë në Evropë, ne po sjellim aftësitë tona të forta dhe megjithëse lëvizja jonë nuk ishte e drejtuar kundër askujt, në thelb ajo u bë, dhe unë mund të flasë për Finlandën me atë 1300 kilometra kufi me Rusinë. Ne e bëmë këtë veprim për të rritur sigurinë tonë dhe të miqve dhe aleatëve tanë, dhe veçanërisht për të mbrojtur ato vlera që siguruam t'i rregullojmë”, shprehet Valtonen.

Se në Kosovë ka hasur në potencial për investime, thotë se do t’iu tregojë ndërmarrësve finlandezë.

“Jam e sigurt se ka shumë, mund të bëjmë më shumë, por tashmë, ne po bashkëpunojmë në shumë fusha, politikisht, në siguri, por veçanërisht në tregti dhe investime dhe kjo është diçka ku ne patjetër mund të rrisim përpjekjet tona nga të dyja palët. Pra, padyshim që është shumë mirë të shohësh këtu në Prishtinë dhe gjithashtu gjetkë ku kam qenë për të parë sa i shpejtë është zhvillimi, ka shumë ndërtime që po ndodhin, kështu që qartë dua të them, Finlanda ka shumë ekspertizë të themi në energji, ndërtim efikas, zbutjen e ndryshimeve klimatike, kështu që kjo do të ishte padyshim diçka në të cilën do të donim të ndihmonim, të themi se kemi ekspertizë të nivelit të lartë në ashensorët, kështu që, mendoj se ka shumë. Kështu që kur të kthehem, thjesht do t'u them ndërmarrjeve finlandeze se ka shumë potencial për të investuar këtu në Kosovë dhe ne patjetër mund të rrisim ndërveprimin tonë”, thotë ajo.

Finlanda merr kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm, ndërsa Valtonen tregon për prioritetet.

“Ne shohim se, për shembull, roli i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm, ne do të marrim kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm. Pra, duke u fokusuar shumë në stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë. Fatkeqësisht, ne vazhdojmë të vëzhgojmë këtë agresion në shkallë të plotë të Rusisë kundër jo vetëm Ukrainës fqinje, por shumë vendeve të tjera veçanërisht në anën hibride. Por ka më shumë se 50 shtete pjesëmarrëse në OSBE, të cilët nuk dëshirojnë gjë tjetër veçse një të ardhme paqësore të Evropës, si dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe qartësisht parimeve të Helsinkit. Pra, kjo është puna në të cilën do të fokusohemi në vitin e ardhshëm. Dhe, ne shohim se Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm. Ne duam të vazhdojmë të forcojmë edhe misionet tona të OSBE-së këtu, të gjithë punën që po bëjmë nga kjo anë. Por thashë, duke i mbështetur vendet në integrimin e tyre euroatlantik”, nënvizon Valtonen.

Për fund, kryediplomatja finlandeze apelon për bashkëpunim ndërkombëtar në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike janë padyshim një shqetësim i rëndësishëm për të gjithë botën dhe ndryshimi klimatik në të vërtetë nuk nënkupton vetëm ngrohjen klimatike edhe pse kam mësuar se ka qenë një verë mjaft e ngrohtë, apo edhe e nxehtë këtu në Ballkan këtë vit. Pra, ka shumë ekspertizë, kompanitë finlandeze, për shembull, mund të sjellin në tryezë për shembull parashikimin e motit dhe ndryshimin e klimës, sepse thashë, nuk ka të bëjë vetëm me ngrohjen, ka të bëjë me rritjen e paqëndrueshmërisë së kushteve. Pra, e bën shumë më të lehtë për njerëzimin që të përshtatet nëse ka mundësi parashikimi, dhe sigurisht, ajo që duhet të bëjmë në shkallë globale është të zbusim efektet e ndryshimit klimatik, efektet që ka tek të gjithë ne. Pra, këtu duhet të bashkëpunojmë shumë”, përfundon ajo.

E pyetur për deklaratat e ministrit rus, Sergei Lavrov për luftën e Tretë Botërore, krediplomatja finlandeze thotë se shpërfaqin retorikën agresive të Rusisë. Nënvizon se do t’i kërkojnë Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024