Navigimi i AI dhe media, temë kryesore e konferencës së ABNA-SE
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

I organizuar kësaj radhe nga Agjencia e Lajmeve e Turqisë, Anadolu Agjency, takimi vjetorë mblodhi së bashku figura kyçe nga agjencitë e lajmeve të rajonit, duke përfshirë edhe Agjencinë e Lajmeve KosovaPress që është anëtare nga viti 2017-të.

Në takimin treditorë që u organizua në Stamboll ndër temat kryesore ishte nevoja për të shfrytëzuar Intelegjencën artificiale ( AI ) për prodhim më të shpejtë të lajmeve, cilësi të përmirësuar të përmbajtjes dhe për të gjeneruar të ardhura nga marketingu i produkteve të AI në media.

Gjatë asamblesë, Presidenti i KosovaPress-it, Skënder Krasniqi, pas marrjes së presidencës në vitin 2021-2022 dhe te qenit ne bord të ABNA-SEE për dy vjet rresht 2022-2023 dhe 2023-2024 pranoi të mos kandidohet dhe ketë vend të ja lëshoj Drejtorit të Agjencisë së Lajmeve të Maqedonisë Veriore, Dragan Antonovskit.

Në Asamblenë e përgjithshme gjithashtu u vendos që takimet e rregullta vjetorE të mbahen në Shkup në vitin 2025, Trishtë në vitin 2026 dhe Sarajevë në vitin 2027.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu projektet e ardhshme dhe propozuan ndryshime rregullatore për takimin e vitit 2025.

Asambleja e përgjithshme përfundoi me një foto në grup të përfaqësuesve nga agjencitë anëtare të ABNA-SE, e ndjekur nga një turne kulturor në Stamboll.

KosovaPress tashmë ka bërë historinë në Asociacionin e Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE) që prej anëtarësimi të saj në vitin 2017.

Përveç kontributeve në ngritjen e mëtejshme cilësore të ABNA-SEE, ajo organizoi edhe Asamblenë e 29-të të këtij Asociacioni duke marrë edhe Presidencën njëvjeçare 2021-2022.

Në shtator të vitit 2021, KosovaPress solli në Prishtinë të agjencitë ballkanike të lajmeve dhe të Evropës Juglindore duke e bërë Kosovën kryeqendër të agjencive të lajmeve ku u diskutua rolin e tyre në periudhën post-COVID.

Gjatë Presidencës së KosovaPress, me lobin e saj, Agjencia Ballkanike e Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-SE), arriti të marrë status juridik duke u regjistruar me seli në Sofje të Bullgarisë. Zyrtarisht, KosovaPress është një nga agjencitë themeluese të ABNA-SEE duke dhënë një kontribut të madh edhe në miratimin e statutit. Aktualisht, KosovaPress ka një ulëse në bordin e ABNA-SE së bashku me Greqinë dhe Turqinë.

Nga viti 2022 dhe per dy vjet radhazi KosovaPress ishte pjese e bordit te ABNA-SE

•              Antarë të ABNA-SE janë Agjencitë e shteteve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore si KosovaPress ( Kosovë), ATSH ( Shqipëri ), FENA ( Bosnjë dhe Hecegovinë, BTA ( Bullgari ), HINA ( Kroaci ), CNA (Qipro ), AMNA ( Greqi), ANSA ( Itali ),  MINA (Malë I Zi ), MIA (Maqedoni e Veriut ), AGERPRESS (Rumani ), AA (Turqi ).

Nga Ballkani pjesë e ABNA-SE nuk është vetëm Serbia .

Pas regjistrimit zyrtarisht si organizatë në vitin 2022 dhe hyrjes në fuqi zyrtarisht të statusit një shtete, një Agjenci e Lajmeve, Asambleja ne vitin 2022 në sofje  vendosi me votim të të gjithë anëtarëve, te votojë që Bosnja e Hecegovina të përfaqësohet nga FENA dhe e largoj Agjencinë e Lajmeve të  ashtuquajturës Republika Srpska, SRNA, e cila ishte future në kundërshtime me statusin e ABNA-se.

Agjencia e Lajmeve Tanjug që ishte pjesë e ABNA-SE si duket, në shenjë proteste, nuk është pjesë e organizatës që përfaqëson Agjencitë kryesore të këtyre shteteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024