Bllokada e kufirit, flasin qytetarët serbë në Jarinje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjendja në pikën kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ndërkohë që vetëm një numër i vogël i qytetarëve serbë janë mbledhur në pjesën e territorit të Serbisë duke bllokuar rrugën që dërgon për në Kosovë.

Disa nga qytetarët kryesisht serbë, të cilët po hynin me automjete nga Serbia kanë treguar se gjendja është e qetë dhe se nuk ka probleme të theksuara.

“Ka bllokadë, por unë kalova. Nuk e di. Ka tabela të huaja të kamionëve, ka njerëz me transparente...”, ka thënë një qytetar me emrin Darko.

Një tjetër qytetar i komunitetit serb që po ashtu vinte nga Serbia, ka treguar se vetëm një numër i vogël serbësh janë mbledhur në Rudnicë.

Më të fundit nga Jarinje, policia këshillon mërgimtarët të mos shkojnë drejt Serbisë • KosovaPress


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024