Ministri turk: Problemet Kosovë-Serbi do të zgjidhen vetëm me dialog
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Turqia mbështet përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, dhe rruga e vetëm në këtë drejtim është dialogu. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan pas takimit që zhvilloi sot në Kosovë me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla.

Ministri Fidan u shpreh se shteti turk ka marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës, derisa u zotua në thellimin e raporteve në aspektin ekonomik, politik e kulturor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan theksoi se në takimin me Gërvallën diskutuan edhe për luftimin e terrorizmit dhe hapat që duhet të ndërmerren karshi organizatës, FETO, për të cilën tha se është e rrezikshme për Kosovën.

Para mediave, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se shteti turk e ka mbështetur Kosovën vazhdimin në fuqizimin e saj  ndërkombëtar.

Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të bazuara në miqësi të gjatë dhe do të punojnë të thellohen edhe më tej.

Zëvendëskryeministrja, Gërvalla foli edhe rolin e komunitetit shqiptar në Turqi duke i konsideruar si urë komunikimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan krahas homologes së tij, Donika Gërvalla sot do të takohet edhe me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e ministri turk po ndodh në vazhdën e vizitave të tij në rajon, ku ditë më parë ishte për vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024