​Kryetari i Federatës së Kickbox-it nderohet me çmimin “Ambasador i paqes”
Vendor
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli është nderuar me çmimin “Ambasador i paqes” për kontributin e tij të dhënë në promovimin e sportit.

Këtë çmim Makollit ia dorëzoi Tahir Shabani nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network në Londër Ai me këtë rast tha se Makolli ka kontribuar shumë në promovimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Është nder dhe krenari ta nderojmë presidentin e Federatës së Kickbox-it Fatmir Makolli me titullin “Ambasador i paqes”. Është me të vërtetë kontributi, promovimi i sporteve të Kosovës meriton përkrahje edhe ndërkombëtare për të gjitha medaljet e arta që Kosova na i solli”, ka thënë Tahiri.

Kurse vet Makolli u shpreh shumë i lumtur me këtë çmim për të cilin tha se do të jetë një shtytje edhe më e madhe për të punuar me më shumë përkushtim për sportin e Kosovës.

“Jam shumë i nderuar me këtë çmim dhe besoj që në të ardhmen do të punoj edhe më shumë dhe është një stimulim i madh që në të ardhmen të punoj edhe më shumë për sportin sepse dihet që sportisti është ambasadori më i mirë i shtetit”, theksoi Makolli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024