Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli kërkon reagim ndërkombëtar për paralajmërimet e serbëve për bllokim të pikave kufitare me Kosovën. Ai thotë se ky është një akt i jashtëligjshëm që po inspirohet dhe nxitet nga Serbia dhe një sinjal nga kjo e fundit se nuk është e interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën.
Deputeti nga pushteti thotë se ekzekutivi do të këmbëngulë që hap pas hapi të mbyllen të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë, ndërkaq nënvizojë se po punojnë intensivisht që t’i bindin aleatët ndërkombëtarë për nevojën e hapjes së urës së Ibrit.Dugolli thotë për KosovaPress, se organet e sigurisë në Kosovë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura që bllokimi i rrugëve të mos ndodh në territorin e Kosovës.
Ai bën thirrje që të evitohen hyrje-daljet në këto pika kufitare, pasi mund të haset në vështirësi.Duke folur për mbylljen e zyrave të komunave paralele serbe në veri, ai thotë se institucionet e Kosovës janë të fokusuar për rend dhe ligj të tërë territorin e Kosovës.
Sa i përket hapjes së urës së Ibrit, Dugolli thekson se po punohet intensivisht që brengat e ndërkombëtarëve të adresohen dhe ura të hapet për qarkullim për automjete.