Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq e ka organizuar sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Në një tryezë me temën “Destabilizimi hibrid i rajonit dhe hapja e Urës së Ibrit”, Shormaz ka thënë se vtë Vuçiq asnjëherë nuk e ka mohuar një gjë të tillë, derisa ka shtuar se që është organizator i atij sulmi Vuçiq e di edhe Perëndimi.Nuk po them se Aleksandar Vuçiq e ka ditur se do të vritet polici shqiptar në Banjskë, nuk po them se Aleksandar Vuçiq e ka ditur se çfarë do të ndodhë në Banjskë konkretisht, por po them se i tërë ai aksion ka qenë i organizuar nga ana e tij dhe ata 200-300 njerëz nga veriu kanë qenë të organizuar prej tij, kanë qenë të armatosur, e që të gjithë e dimë se me çka kanë qenë të armatosur, kurse tani ajo do të jetë pjesë edhe e procesit gjyqësor në Prishtinë”, ka thënë ai.
Shormaz, i cili ka qenë deputet për 20 vjet në Serbi, e edhe nga radhët e SNS-së, ka treguar edhe për prejardhjen e armëve që janë përdorur në Banjskë.Në sulmin terrorist në Banjska, për të cilin përgjegjësinë e mori krimineli Milan Radoiçiq, kishte mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka konfiskuar armatim të madh në atë pjesë të territorit, Radojciq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndonëse është i kërkuar nga Interpol-i.
https://kosovapress.com/armatimi-ne-veri-cvetkoviq-e-radojeviq-ne-kerkim-per-rastin-banjska