27 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës, vlerësohet lartë kontributi i saj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 27 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare,  Shën Nënë Tereza, në Katedralen në kryeqytet është mbajtur meshë ku u vlerësua lartë kontributi i saj.

Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor Rrok Gjonlleshaj tha se Nënë Tereza kishte prekur zemrat e miliona njerëzve në botë me dashuri duke u kthyer në simbol të bamirësisë.

Ai tha se shembulli i Nënë Terezës duhet ndjekur dhe të jetë frymëzim për tu qëndruar afër nevojtarëve.

Sipas tij në një vend  si Kosova është e rëndësishme të ndërtohen ura mirëkuptimi dhe uniteti e bashkëpunimi për paqe.

Po ashtu, sot në Kosovë shënohet Dita e Humanizmit në Kosovë, vendim të cilin e pati marr Qeveria e Kosovës  më 5 shtator 2022 në shenjë respekti dhe përkujtimit nga Republika e Kosovës për humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

https://kosovapress.com/dita-e-humanizmit-ne-kosove

https://kosovapress.com/27-vjet-nga-vdekja-e-shen-nen-terezes

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024