Basketboll/ Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça në xhiron e parë do të ndeshet me Bashkimin, kurse në javën e parë do të ndeshen Vëllaznimi me Pejën, Proton Cable Prizreni me Sigal Prishtinën, si dhe Bora me Golden Eagle Yllin.

Finalistët e fundit të Play-offit Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin në xhiron e dytë, ku në këtë xhiro është derbi i parë prishtinas Sigal Prishtina-Bora, kurse në javën e tretë është derbi tjetër i qytetit Proton Cable Prizreni-Bashkimi.

Në xhiron e katërt është derbi Trepça – Sigal Prishtina, në të pestin Sigal Prishtina - Peja dhe të gjashtin Trepça – Peja.

Edicioni i ri do të fillojë më 14/15 shtator, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024